Besëlidhja dhe Laçi kanë planifikuar të zhvillojnë sot një ndeshje miqësore mes tyre. Lezhianët e drejtuar nga trajneri Elvis Plori do të provojnë forcat me ekipin kurbinas që po bëhet gati për rifillimin e kampionatit.
Pauza prej më shumë se 2 muajsh ka ndikuar përgjithësisht te forma e lojtarëve, por fatmirësisht te lezhianët situata është ndryshe. Duke qenë se në Kupë do të ndeshen në çerekfinale me skuadrën e Tiranës, sot do të zhvillohet një test miqësor me bardhezinjtë.
Në këtë mënyrë, si Plori ashtu edhe Cungu do të kenë mundësi të shohin gjendjen e lojtarëve të tyre që kanë në dispozicion.