Bologna përballet me Interin të shtunën në orën 20.45, në kuadër të Serie A. Vendasit vijnë në këtë 90 minutësh me shumë mungesa. Farago, Hickey dhe Santander nuk do jenë, pasi janë të dëmtuar. Palacio është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Skorupski i infektuar me Coronavirus.
Bologna renditet në vendin e 11-të me 34 pikë. Ekipi i Mihajlovic është e qetë ën mesin e tabelës, pasi nuk pretendon më shumë. Në krahun tjetër, Interi është e para me 65 pikë, me zikaltërit që kanë ëpr të luajtur një ndeshje më shumë.