Etienne Tare, djali i drejtorit sportiv të Lacios (Igli Tare) dhe ish-lojtarit të Kombëtares kuqezi, nuk ka dilema se cilën skuadër do të zgjedhë në të ardhmen. I aktivizuar me të rinjtë e Lazio, djaloshi shihet si një lojtar perspektive, teksa mund të jetë një prurje edhe për Kombëtaren e moshave kuqezi,
Në një postim në rrjetet sociale, Etienne nuk ka dilema teksa ka zgjedhur kuqezinjtë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, për djalin e një legjende të kuqezinjve që po bën mirë edhe te Lazio. 16 vjeçari verën e shkuar kaloi nga ekipi U17 i Lazios, te ai U19 dhe vlerat sportive nuk diskutohen.