Po mbahen ditën e sotme zgjedhjet për presidentin e Barcelonës. 3 kandidatët që do të zgjidhen për të marrë drejtimin e skuadrës katalanase janë Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa. Për herë të parë në karrierën e tij te Barcelona ka votuar edhe Leo Messi.
Kapiteni argjentinas ka qenë i pranishëm paraditen e sotme për të dhënë votën e tij dhe ka qenë i shoqëruar nga djali i tij i madh. Messi nuk është i vetmi lojtari i Barcës që ka qenë prezent për të votuar pasi edhe Busquets, Riqui Puig, Sergi Roberto e Jordi Alba kanë dhënë votën e tyre. Kjo është hera e parë që Messi voton për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të skuadrës spanjolle.