Bylis arriti të merrte një fitore në “frymën” e fundit ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-3. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri i ballshiotëve, Veljko Dovedan është shprehur se kjo ishte një fitore e vështirë për shkak se nuk ka shumë lojtarë në dispozicion. Gjithashtu numri një I pankinës foli edhe për dënimin e mbrojtësit Goxhaj nga ana e klubit.
E kishit pritur kaq të vështirë këtë fitore?
Ne jemi shumë të lodhur, pasi kemi luajtur çdo tre ditë dhe kjo ka ndikuar shumë. Në çdo ndeshje po luajnë të njëjtët futbollistë, pasi vetëm 10 vetë kemi.
Mos ndoshta keni përqendruar shumë energji te Kupa dhe kjo ka ndikuar?
Sigurisht që mund të jetë edhe kjo.
A është përjashtuar përfundimisht Goxhaj?
Për këtë nuk flas. Duhet të pyesni presidentin.
Të mërkurën ndeshja e kthimit me Tiranën, pas përballjes së parë që shkaktoi shumë polemika…
Do të mundohemi të luajmë shumë fort, ashtu si dimë dhe mundemi, me shpresën që të dalim në finale.