Kosova pësoi disfatë 0-1 me Slloveninë, duke konfirmuar formën e dobët. Trajneri Challandes nuk aktivizoi titullar sulmuesin Lirim Kastrati, i cili nuk e humbi rastin të paktën të flasë pas ndeshjes.
Kastrati pohon se nëse është e nevojshme, mund të luajë edhe portier. Sulmuesi i Dinamos së Zagrebit e di mirë se situata nuk ëshë pozitive, gjithsesi, të ardhmes nuk i dihet.
”Është normale që çdo lojtar ka dëshirë të luajë, por kjo është në dorë të trajnerit. Jemi të gjithë të zhgënjyer.
Unë kam ardhur këtu për Kosovë, do të mbaroj edhe ndeshjen e së mërkurës dhe pastaj do të largohem.
Të themi se ishte përformancë e mirë, nuk mundemi të themi. Çdo skuadër ka periudhën e saj të keqe, ne kemi mbërritur në këtë fazë. Unë për Kosovën do të luaja edhe portier, por kjo është në dorën e trajnerit”, Tha ai.