Pepe do të luajë në kampionatin turk të futbollit, sezonin e ardhshëm.
Mediat në Turqi e bëjnë në kryer kalimin e mbrojtësit portugez te Besiktas.
Pepe-s i përfundon kontrata me Real Madrid më 30 qershor dhe klubi spanjoll ka bërë të ditur se nuk do t’i ofrojë rinovimin.
Mbrojtësi i qendrës do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Besiktas ku do të përfitojë 6 milion euro në vit.