Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola e pranon se fakti që skuadra e tij është 8 pikë pas Liverpool kjo tregon se hendeku është i madh.
“Tetë pikë janë shumë dhe ne e dimë që Liverpool nuk është mësuar të bëjë gabime. Me Wolverhampton ishte një ditë e keqe për ne, por këto janë gjëra që ndodhin”.
Kujtojmë që në 8 javë në Premier League, Liverpool kryeson kampionatin me pikë të plota, 24, kurse Manchester City renditet në vendin e dytë me 16 pikë.