Goli i shënuar dje ndaj Partizanit ishte i 4-ti për Pero Pejiçin në këtë kampionat. Sulmuesi i Kukësit është rikthyer te verilindorët, sërish protagonist dhe sërish në një “bomber” që nuk di të ndalet.
Ndërkohë që para se të shënonte ndaj të kuqve, Pero Pejiç ka pësuar një goditje në fytyrë, çka i shkaktoi një të çarë në pjesën e brendshme të buzës. Edhe pse rrjedhja e gjakut ia vështirësoi pjesën e mbetur të ndeshjes, sulmuesi i Kukësit nuk u ndal për të shënuar dhe për t’i dhënë tri pikët ekipit të tij.
Një gol që e mban Pero Pejiçin në ritmin e Hamdi Salihit, shkodrani që kryeson listën e golashënuesve me 5 gola, 1 më pak se kroati i Kukësit.