Everton është në kërkim të një trajneri. Pas largimit të Carlo Ancelottit, drejtuesit synojnë të ulin në pankinë një ekspert. Sipas Mirror, emri i cili po diskutohet dhe flitet shumë në korridoret e zyrave të gjigandëve të Premier League është Rafa Benitez. Spanjolli shihet si ideali, pasi ka qënë më parë në krye të Klubeve si Inter, Real Madrid, apo edhe Napoli. Nuk mungon as eksperienca në Angli, ku ka udhëhequr ekipe si Chelsea apo edhe Newcastle.
Everton dëshiron që për edicionin e ardhshëm të jetë një ekip kompetitiv, i aftë për të konkurruar me Manchester Cityn, apo edhe Liverpool.