Pas 38 vitesh pune ka dalë në pension Angela Baleti, punonjësja historike në lavanderinë e Bolonjës.
E gjithë skuadra, përfshirë edhe presidentin e klubit të Bolonjës kanë përshëndetur ish-pjesëtaren e klubit, ndërsa është organizuar një festë surprizë për ta përshendetur siç duhet. Angela Baleti nuk ka mundur të mos preket nga ky gjest, siç shihet edhe në videon e publikuar në faqen zyrtare të Bonjolës në internet.