Entonio Pashaj u pa pasditën e sotme nën radhët e bardhebluve, teksa kryente një seancë stërvitore me ta. Ish-mbrojtësi i Flamurtarit iu bashkua skuadrës së Ilir Dajës ditën e sotme. U mendua për një kalim të mundshëm të tij te Tirana, por mësohet se mbrojtësi është vetëm për stërvitje te 24-herë kampionët e Shqipërisë. E ardhmja e mbrojtësit duket të jetë Belgjika. Për momentin është e qartë, mbrojtësi nuk do të jetë pjesë e bardhebluve, megjithëse klubi i hapi dyert për të qenë pjesë e tyre për këtë sezon.