Igli Tare është duke bërë një punë shumë të mirë te skuadra e Lazios, duke sjellë lojtar me shumë kualitet, që në të njëjtën kohë e ndihmojnë ekipin të arrijë rezultate shumë pozitive.
Pasi ditën e sotme janë bërë edhe vizitat mjekësore për lojtarin shqiptar Riza Durmisi, Igli Tare tashmë është në gjurmët e një tjetër talenti. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Lucas Paqueta, mesfushori i skuadras së Flamengo-s në Brazil.
20 vjeçari shihet si një lojtar me shumë të ardhme dhe aftësitë e tij kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të skuadrës italiane. Në ditët në vijim do të mësojmë diçka më konkrete nëse Tare do e çojë deri në fund këtë “operacion”.