Ekipi korçar nesër do të rinisë seancën stërvitore, e cila do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë, pasi do të bëhet dhe prezantimi për mediet i trajnerit të ri, Ilir Daja.
Ekipi do të zhvillojë nesër seancën e parë stërvitore, për të vazhduar më pas në datën 5 janar udhëtimin drejt Antalias, ku do të zhvillohet faza përgatitore, për tu rikthyer në datën 17 janar sërish në Shqipëri.
“Pas pothuajse 2 javësh pushim, ekipi do të grumbullohet nesër ne rezidencën e kampionëve në Durrës, Tropikal Resort. Pasi të prezantohet për mediat, trajneri Ilir Daja do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës pasi në orën 14:00 tekniku I ri ka parashikuar të zhvillojë seancën e parë stërvitore me ekipin e ri ku do të ketë mundësinë të njihet dhe më nga afër me lojtarët. Nje sencë stërvitore është programuar dhe për në datën 5 janar ndërsa një ditë më vonë kampionët do të udhëtojnë drejt Antalyas ku do të zhvillohet faza përgatitore nga data 6 deri më 17 janar. Perjudhë në të cilën do të zhvillohet edhe 3 ndeshje miqësore”.
08.01.2017 Bursaspor-KF Skënderbeu
13.01.2017 Fk Sumqayit-KF Skënderbeu
15.01.2017 KF Skënderbeu-Qarabag FK (Ora, 17:00)