Pas largimit nga drejtimi i skuadrës të Migen Memelli te Laçi po mendojnë për ndeshjen e radhës që do të luajnë përballë Tiranës. Skuadra kurbinase është në pritje të trajnerit Besnik Prenga i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës dhe të bëj debutimin e tij në Kategorinë Superiore.
Lajme të mira për trajnerin Prenga janë nga të dëmtuarit, bëhët fjalë për mesfushorin Nikola Eller që mungoi në ndeshjen ndaj Flamurtarit për arsye dëmtimi. Eller ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës. Skuadra laçiane do të ketë të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion për ndeshjen ndaj Tiranës.