Kryebashkiakja Ademi nuk ka shumë lidhje me sportin dhe kjo gjë nuk është një sekret.
Në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, Voltana Ademi deklaroi se kishte si synim ta çonte Vllazninë në majat e Kategorisë së Parë, një gafë që u komentuar jo pak.
Ndërkohë ditën e djeshme e pyetur nga mediat për objektivat e saj për ekipin në sezonin e ri, ajo u shpreh: “Nëqoftëse vjet ishin në vend të 17 dhe u ngjitëm deri në vend të 6, atëherë ky është tregues pozitiv që çdo vit do të synojmë më shumë.”
Me siguri që Ademi nuk e di fare se Kategoria Superiore e Shqipërisë ka vetëm 10 skuadra dhe nuk është e mundur që të renditesh në vend të 17.