Muaji shtator duket se do jetë i mbushur me ndeshje të vështira, por edhe prestigjoze për ekipin kombëtar të U-21 që drejtohet nga Alban Bushi. Kuqezinjtë e vegjël pas ndeshjes për kualifikueset e Euro 2019 me Spanjën do luajnë në datën 11 shtator një takim miqësor me Italinë U-21.
Ky lajm është zyrtarizuar nga federata italiane e futbollit që tashmë duhet të përcaktojë edhe stadiumin se ku do luhet takimi. Kjo ndeshje shërben për Bushin që të konsolidojë grupin e lojtarëve duke qenë se data është e lirë dhe ku ka më mirë se sa një kundërshtar si Italia për të provuar edhe forcën reale të ekipit.