Skualifikimi nga Champions League duket se tek Interi ka trazuar ujërat. Tek zikaltrit tanimë lojtarët që kërkohen janë ata me më shumë ekperiencë.
Sipas “Daily Mirror”, Interi është duke menduar seriozisht ta sjellë në klub mbrojtësin veteran të Manchester Unitedit, Ashley Young, si futbollist të lirë. Mbrojtësi anglez është i lirë që tani të bisedojë me klube të tjera. Ndërkohë, besohet se United është duke biseduar me Young për vazhdimin e kontratës për edhe një sezon tjetër, por Interi është i gatshëm t’i ofrojë atij kontratë dyvjeçare. Çka do t’i japë më shumë siguri mbrojtësit anglez.