Skënderbeu ka njoftuar të gjithë tifozët në faqen zyrtare se do të shtyjë deri në deri në datën 20 janar qëndrimin në Antalia, për të vazhduar me fazën përgatitore.
Ky vendim nga ana e Skënderbeut është marrë pas shtyrjes së kampionatit deri në datën 28-të janar, shtyrje që u bë me kërkesë të disa ekipeve të Superligës dhe vendimi më pas u mor nga FSHF-ja me konsensusin e të gjitha klubeve.
Ndërkohë që drejtuesit e klubit korçar po bëjnë plane për organizimin një tjetër miqësoreje gjatë këtyre ditë që do të qëndrojë në Turqi.