Tifozat Kuq e Zi ishin prezentë ditën e djeshme në Maqedoni për të mbështetur Shkëndijën. Megjithatë skuadra e shqiptarëve të Maqedonisë u mund me rezultatin 4-0 me gjithë mbështetjen e madhe që kishte në shkallët e stadiumit. Por menjëherë pas Shkëndijës, ultrasit e Kombëtares kanë treguar misionin e radhës. Ata bëjnë thirrje për prezencë sa më të madhe në stadiumin “Loro Boriçi”, pasi kombëtarja kuqezi do të ndeshet me Marokun, takim i vlefshëm për miqësore.
Kjo ndeshje do të luhet ditën e mërkurë në orën 20:30 dhe interesi i tifozëve pritet të jetë shumë i madh.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.