Kukësi dhe Luftëtari nuk kanë pranuar të prononcohen për mediat në lidhje me ballafaqimin e javës së 33-ë midis tyre. “RTSH Sport” raporton se kampi verilindor dhe gjirokastrit duan t’i japin rëndësi maksimale përballjes së radhës. Me Kukësin, që tashmë ka siguruar finalen e Kupës së Shqipërisë dhe thuajse vendin e dytë në kampionat, skuadra e Ernest Gjokës ndihet më e qetë, ndërsa bluzinjtë duhet të kthehen të çështja e mbijetesës në kampionat pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë.
Mes diferencë 5 pikë nga Kastrioti i vendit të nëntë dhe 3 takime të mbetura, lufta për t’i shpëtuar rënies nga Kategoria Superiore po ndizet akoma më tepër.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.