Interi po mendon që tani për merkaton e verës dhe lojtarët që dëshiron për sezonin e ri. Duke parë që skuadra zikaltër është jashtë garës për titull kampion dhe do të luajë në “Europa League” ekipi nuk ka nevojë për përforcime gjatë merkatos së janarit. Drejtuesit e klubit po punojnë për sezonin e ri dhe deri më tani kanë arritur të sigurojnë mbrojtësin Diego Godin nga Atletik Madrid, cili do të vijë me parametra 0 në verë.
Jo vetëm Godin, Interi është pranë marrëveshjes me një tjetër lojtar. Bëhët fjalë për sulmuesin e Udinezes Rodriko De Paul i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit. Sipas mediave italiane negiciata me klubin friulian kanë nisur me kohë dhe tashmë po sistemohet vetëm detajet e fundit. Mërrëveshja pritet të arrihet për shumë e 30 milionë eurove dhe lënia e lojtarit në huazim deri në fund të sezonit