Partnerja e Cristiano Ronaldos,Georgina Rodriguez është një ndër femrat më seksi dhe një nga ato të cilat vjedhin vëmendjen e të gjithëve. Georginën e shohim mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë poston foto të ndryshme nga ato familjaret deri te fotot më hot me bikini.
Së fundmi, me imazhet e reja ajo i ka suprizuar të gjithë. Georgina është frymëzuar nga misionarja e njohur me origjinë shqiptare, Nënë Tereza dhe ka sjellë një foto e cila është komentuar dhe pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.
E veshur me një fustan të bardhë dhe një vello të hedhur në flokë dhe grim të thjeshtë, bukuroshja ka pozuar për francezen “L’Officiel”.