Pas fitores 1-0 ndaj Tiranës, trajneri i Teutës, Gugash Magani ka bërë një analizë të takimit, nga ku ka dalë në përfundimin se ekipi ka nevojë për prurje të reja, por që futbollistët që mund të vinë duhet të jenë me eksperiencë.
Magani është shprehur i kënaqur me lojën, por ai kërkon diçka më shumë, ashtu sikurse ka pritshmëritë dhe për ecurinë. Pranon që Teuta ka ndryshuar, por problem i vetëm sipas tij janë lojtarët me ekperincë që mund të bëjnë diferencën në momente të caktura.
“Kam marrë një premtim nga drejtuesit e klubit që do të sjellin afrime të reja që do mund të bëjnë diferencën. Dua lojtar me eksperiencë pasi dinë të kalojnë presionin në raste të caktuara” ka thënë Magani për “Supersport” pas përfundimit të takimit.