Dueli i zhvilluar dy ditë më parë mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor në mathc-in e shekullit ka lë pas shumë polemika dhe gjëra për të zbuluar. Pas fitores së rusit dhe sherri që ndodhi jashtë kafazit, së fundmi janë zbuluar dhe fjalët që dy personazhet në fjalë kanë thënë kanë thënë gjatë përballjes mes tyre.
Ka qenë McGregor ai që fillimisht i ka kërkuar faljes rusit duke i shprehur keqardhje për atë që po ndodhte në kafaz dhe justifikuar këtë gjë me faktin se është thjesht biznes.
“Është vetëm biznes, më fal!”, mësohet të kenë qenë fjalët e irlandezit ndaj rusit, ndërkohë që ky i fundit nuk ka vonuar me përgjigjen e tij, duke thënë: “Hej, dhe unë mendoj po ashtu”.