Flamurtari do të udhëtoj ditën e sotme në Korçë për tu përballur me Skënderbeun. Një transfertë mjaft e vëshirë për vlonjatët që do të luajn ndaj ekipit kampion. Një rikthim në “shtëpi” për trajnerin Ilir Daja që rikthehet në Korçë, por këtë herë si kundërshtar. Flamurtari do të ketë një munges të rëndësishme atë të sulmuesit Danilo Alvesh që nuk ia ka dal të jetë I gatshëm për këtë ndeshje. Një munges e madhë për vlonjatët duke parë rëndësin e lojtarit në fushën e lojës dhe ecurin pozitive që po kalonte braziliani.
Një lajm I mirë për trajnerin Daja është Agustin Torasa I cili ka lënë pas problemet dhe pritet ta nis ndeshjen nga minuta e parë. Në Vlorë besojnë të rezultatit pozitiv duke parë që trajneri Daja e njeh mjaft mirë ambjetin korçarë dhe pikat e dobëta të skuadrës. Pas barazimit në shtëpi përballë Luftëtarit ekipi I drejtuar nga Daja do të kërkoj të rikthehet te fitorja dhe një fitore në Korçë do të rriste më shumë optimizmin në skuadër për të besuar te titulli kampion.