Tashmë Partizani është shtatë pikë larg vendit të parë, Skënderbeut. Tek të kuqtë punët nuk duken në rrugë të drejtë, teksa në ndeshjen e fundit 15-herë kampionët e vendit u mundën nga Kukësi. Mbrëmjen e kaluar, burime për newsport.al bënë me dije që trajneri Sormani kishte udhëtuar drejt Italisë për të kaluar pak kohë me familjen e tij. Por, përpos kësaj drejtuesit e kuq i kishin kërkuar teknikut italian shkëputjen e një anshme të kontratës, gjë që nuk është pranuar nga ai. Partizani duket se po vuan, teksa dhe analistët deklaruan në studio ngërçin e të kuqve. Sipas tyre problemi kryesor është Sormani, i cili nuk kishte një formacion bazë për ndeshjet e Superiores, por i ndryshonte lojtarët në çdo ndeshje. Teksa tek të kuqtë pritet një zgjidhje të kësaj situate, Sormani po shijon i qetë pushimet në Itali.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.