Partizani ka nisur përgatitjet për Laçin. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi i kuq bën me dije që skuadra është vënën nën urdhrat e trajnerit Starova, ku ka zhvilluar stërvitje intensive. Përjashtim bën vetëm kapiteni Hoxha, i cili po përgatitet në mënyrë individuale në pishinë.
“Ekipi ka vijuar me intensitet të lartë përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Laçit i vlefshëm për javën e 24 të Kategorisë Superiore . Pas dy seancave të mbajtura të mërkurën, sot skuadra, ka kryer në mesditë seancën e programuar në orën 12:00. Grupi ka zbritur në kompleksin “ Internacional Tirana” në Pezë. Nën urdhrat e trajnerit Starova prezent kanë qenë të gjithë lojtarët me përjashtim të kapitenit Hoxha, i cili po zhvillon përgatitje individuale terapie në pishinë. Seanca e sotme ka rezultuar e karakterit tekniko – taktik dhe impenjimi ka qenë maksimal. Përgatitjet do të vijojnë të premten sipas programit të përcaktuar në orën 12:00”, shkruhej në faqen zyrtare të Partizanit.