Drejtori i klubit të Partizanit, Genc Tomori, në një prononcim për newsport.al ka folur në lidhje me çështjen e Mazrekajt te Partizani. Tomori është shprehur që fantazisti ka mbështetjen e plotë të klubi dhe së fundmi ai është pajisur dhe me pasaportë shqiptare. Drejtori i kuq foli edhe për lojtarin e Kukësit, Albi Koldashin, për të cilin theksoi që Partizani nuk ka shfaqur asnjëherë interes për të dhe që nuk e njeh se kush është.
“Mazrekaj gëzon mbështetjen e klubit, madje së fundmi e kemi pajisur edhe me pasaport shqiptare. Për sa i përket lojtarit të Kukësit, Albi Koldashit, Tomori ka deklaruar që Partizani nuk ka shfaqur në asnjë moment interesim për të dhe as nuk e njeh këtë lojtar”, ka përfunduar Genc Tomori.