Në datën 28 janar do të nisë faza e tretë e Superligës Shqiptare. Partizani ka zbuluar oraret sfidave që do të kenë për pjesën e mbetur të kampionatit. Takimi i parë për vitin 2017 do të jetë me Luftëtarin, që do të luhet në datën 29 janar në orën 14:00 në Gjirokastër. Java e 20-të do të vërë të kuqtë përballë Vllaznisë në datën 5 shkurt në orën 14:00 në “Elbasan Arena”.
Në javën e 21-të “demat” do të vihen përballë Teutës në datën 10 shkurt në orën 18:00 në Durrës. Në javën e 22-të të kampionatit do të jetë takimi i rëndësishëm me Tiranën, që do të luhet në datën 20 shkurt në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.
Takimi i javës së 23-të do të vërë përballë të kuqve Kukësin, ky takim do të luhet në datën 26 shkurt në orën 14:00 në Kukës. Laçi do të presë në javën e 24-tët Partizanin në shtëpi në datën 5 mars, në orën 14:00, në Laç. Java e 25-të do të vërë Partizanin përballë Flamurtarit, në datën 11 mars në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Ndërkohë që dy sfidat e fundit të besuarit e Starovës do të përballen me Korabin në datën 12 mars në orën 14:00, ndërsa me Skënderbeun në javën e 25-të, në datën 25 mars në orën 10:00 në “Elbasan Arena”.