Skuadra e kuqe ka qenë në qendër të kritikave kohët e fundit, pasi akoma nuk kishin një trajner që do t’i përgatisë për ndeshjet e Europa League dhe sezonin që vjen duke gjetur si zgjidhje emergjente Klevis Dalipin që ka qenë ndihmës i Agostinelit sezonin e shkuar. Në një lajmërim të faqes zyrtare të klubit shkruhet që nesër do të jetë dita kur do të prezantohet tekniku i shumëpritur Adolfo Sermani. Italiani do të arrijë në Shqipëri ditën e nesërme, ku në orën 12:30 do të zyrtarizohet në krye të demave pranë zyrave të klubit. 51-vjeçari Sormani ka drejtuar ekipet e të rinjve të Napolit dhe të Juventusit , ndërsa 3 sezone më parë ka qenë zëvendës trajner tek ekipi Anglez Cardifit
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.