Në 22 ndeshje në Kategorinë Superiore, Partizani udhëheq kampionëtin me 46 pikë, 7 më shumë se ndjekësi i afërt Teuta dhe 8 nga Kukësi i vendit të tretë. Në fakt diferenca me vendin e dytë është goxha e konsiderueshme, mirëpo për skuadrën e drejtuar nga Skënder Gega 4 ndeshjet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme, pasi aty mund të vendosn shumë fate të këtij sezoni.
Duke nisur që nga dita e shtunë në orën 17:00 në “Selman Stermasi”, të kuqtë presin Flamurtarin, e më pas në javën e ardhshme do të jetë derbi me Tiranën.
Shumë deçizive do të jetë ndeshja ndaj Teutës, ku padyshim që në rast fitoreje do e thellonte diferencën me ndjekësin, ose në të kundërt do rrezikonte shumë.
Mirëpo, pas Teutës i pret Kukësi. Aty ku do të përqendrohet një vëmendje shumë e madhe, pasi verilindorët do të tentojnë të bëjnë gjithçka për të marrë fitoren.
Partizani-Flamurtari
Tirana-Partizani
Partizani-Teuta
Kukësi-Partizani