Të kuqtë janë ende në pritje të një përgjigje nga Tirana për stadiumin “Selman Stermasi”, por gjasat janë që kjo marrëveshje të mos realizohet. Sot, Partizani duhet të përcaktoj zyrtarisht vendin se ku do të luhet ndeshja e të martës me Kukësin.
Federata Shqiptare e Futbollit ka të përcaktuar në rregullore se 48 orë para ndeshjes, nevojitet që të përcaktohet axhenda zyrtare e ndeshjes, të dërgohet një shkresë në polici dhe gjithashtu të lajmërohen mediat përkatëse apo dhe pjesëmarrësit e mundshëm në ndeshje.
Të kuqtë pavarësisht cila do të jetë përgjigja e Tiranës, sot do të përcaktojnë stadiumin. Gjasat janë që sërish të luhet në “Elbasan Arena”.