Partizani është mundur me rezultatin 4-0 në Krasnodar të Rusisë dhe kështu mund të quhet zyrtarisht i skualifikuar nga Europa League. Tre gola në pjesën e parë dhe një autogol në të dytën e kthejnë Partizanin me këmbë në tokë ndaj një kundërshtari me emër të vogël, por fuqi të madhe ekonomike.
Krasnodar – Partizani 4-0
Shënues: Joaozinho 18’, Smolov 27’, Jedrzejczyk 44’, Krasniqi (aut) 72’
Krasnodar (4-5-1): Kritsyuk, Jedrzejczyk, Granqvist, Martynovich, Kaleshin, Joaozinho, Pereyra (Gazniski 62’), Kabore, Akhmedov (Eboue 66’), Ari, Smolov (Torbinski 73’). Trajner: Oleg Kononov
Partizani (4-4-2): Hoxha, Ibrahimi (Fejzullahi 64’), Krasniqi, Arapi, Vila, Trashi, Ramadani, Batha, Torasa, Bardhi (fili 64’), Ekuban. Trajner: Adolfo Sormani
Gjyqtarë: Gediminas Mazeika, Vytautas Šimkus, Vytenis Kazlauskas (Lituani)
Kartonë të verdhë: Jedrzejczyk, Granqvist / Trashi
Në pjesën e parë të kuqtë u ndëshkuan nga një 11-metërsh inekzistent në minutën e 18, ndërsa goli i dytë dhe i tretë erdhën si pasojë e gabimeve në mbrojtjen e të kuqve. Në pjesën e dytë Partizani bëri lojë të mirë, por që në minutën e 72-të pëson një gol për gabim të Alban Hoxhës pas daljes së gabuar dhe Krasniqi në fund në vend që të largojë sferën, e kthen atë në rrjetë, duke i dhënë golin e katërt Krasnodar, i cili duket se ka hedhur një hap të sigurt për fazën në grupe të Europa League.