Me titullin e futur në vitrinën e trofeve, Partizani ka hedhur sytë nga merkato. Pas Ali Soue, të kuqtë duket se kanë pikasur një tjetër ish-futbollist të Kategorisë Superiore.
Madje, sipas medaive daneze, kryeqytetasit kanë shfaqur interes për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani. 23 vjeçari është aktualisht pjesë e Vejle, por situata kaotike që po kalon skuadra nuk e ka bindur Ramadanin që të rinovoj, me kontratën që i skadon në korrik të këtij viti.
Duke njohur situatën, të kuqtë kanë nisur ofensivën drejt tij. Marrëdhëniet e mira mund ta shtyjnë mesfushorin që të bëhet sërish pjesë e të kuqve, por ajo që pengon Partizanin është fakti se 23 vjeçari tenton që të luaj në nivele më të larta se Superiorja.
Mbetet të shihet se si do të shkojë ky operacion, por Ramadani te Partizani nuk është thjeshtë një ide.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.