Para pak kohësh nga Partizani u largua mbrojtësi i majtë Esin Hakaj, duke lënë një hapësirë të madhe, pasi në këtë krah mbeten vetëm Kotobelli dhe Kalari. Vetëm pak ditë më vonë është gjetur zëvendësuesi i Hakaj, i cili do mund të shprehë talentin e tij me këtë mundësi të dhënë. Bëhet fjalë për lojtarin nga akademia e Partizanit, Indrit Prodani.
Prodani kaq qenë pjesë e ekipit të Ylli Shehu sezonin e shkuar, ku në 24 takime që ai ka luajtur, ka shënuar katër gola, duke lënë të kuptohet se, është një mbrojtës që mund të shënojë në portë kundështare.