Edhe pse Partizani deri më tani ka afruar mjaftueshëm lojtarë, sa që mund të thuhet se është plotësuar si ekip, të njëjtin mendim nuk e kanë derjtuesit e klubit, të cilët presin të bëjnë goditjen e radhës dhe të fundit.
Vetë drejtori i përgjitshëm i Partizanit, Genc Tomorri ka shprehur dëshirën e madhe dhe për një afrim të fundit, i cili do të jetë dhe çelësi që do të mbyllë siç duhet këtë merkato. Të kuqtë janë në bisedime prej disa ditësh me lojtarin e Kombëtares së Maqedonisë, Agim Ibrahimi, i cili nuk është transferuar ende për shkak të kontratës që ka Astanën, në Kazakistasn.
Nuk dihet nëse afrimi i radhës për të kuqtë do jetë Ibrahimi apo ndonjë tjetër lojtar, por i sigurt është fakti që Partizani do të ketë dhe një tjetër afrim në këtë merkato dimri.