Partizani ka nisur përgatitjet intensive në kuadër të fazës së 3-të të Superiore. Nesër, të kuqtë do të udhëtojnë drejt Turqisë për të zhvilluar një mini-fazë përgatitore. Por, 15 herë kampionët e vendit nuk kanë humbur kohë dhe dje kanë zbritur në kompleksin “Internacional” ku kanë zhvilluar disa ushtrime fizike për të vijuar më pas me përgatitjen tekniko-taktike. Ajo që ra në sy ishte mungesa e dy lojtarëve, Ekuban dhe Torassa.
Të dy ndodhen me pushime dhe kanë marrë një ditë më shumë leje se të tjerët. Sot, priten të rikthehen në kryeqytet për t’iu bashkuar grupit dhe më pas nesër në mëngjes do të udhëtojnë drejt Turqisë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.