Paralelisht me përgatitjet për sezonin e ri të skuadrës, edhe drejtuesit e Partizanit po punojnë për plotësimin e reparteve të 15-herë kampionëve.
“RTSH Sport” raporton se drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama ka fluturuar drejt Turqsië për të diskutuar rinovimin e kontratës me të kuqtë, duke i dhënë garanci se do t’i plotësohen kërkesat në merkato.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se klubi po shqyrton alternativat e qendrës së sulmit, ku po punohet për sjelljen në kryeqytet të një sulmuesi të rrezikshëm, ndërsa nga ana tjetër, prioritet mbetet dhe rregullimi i prapavijës. Qendërmbrojtësi Lum Rexhepi do t’i bashkohet skuadrës ditën e nesërme.