Partizani do të luajë sot kundër Sfintul Gheorghe, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka arritur t’ia dalë në takimin e parë duke triumfuar bindshëm me rezultatin 5-2.
Sot, tekniku kryeqytetas nuk kërkon të rrezikojë ndaj pritet të hedhë në fushë më të mirët. Siç e deklaroi dhe në konferencën e djeshme për shtyp, 54-vjeçari s’do të bëjë eksperimente pasi fillimisht duhet kaluar ky tur për të menduar më pas për sfidën e raundit të dytë. Partizani pritet të zbresë sot në fushë me këtë formacion titullar:
Hoxha; Gligorov – Shehi – Belica – Marku; Murataj – Kote – Bardhi; Cara – Junior – Lucas