Me titullin në kasafortë, Skënder Gega është i gatshëm të bëj manovra të guximshme te Partizani.
Gjatë konferencën për shtyp, tekniku i të kuqve u shpreh se ndaj Teutës pritet t’i jap hapësira futbollistëve që kanë luajtur më pak, duke lënë të nënkuptojmë se ndaj durrsakëve do të hedh në fushë stolin.
Me Hoxhën që nuk është stërvitur normalisht me grupin, vendin e tij në katërkëndësh pritet ta marrë Xhika. Përpara tij pritet të vendosen Ibrahimi, Atanda, Rexhepi dhe Kalari. Ferati, Jaiten dhe Kote pritet të rreshtohen në mesin e fushës, ndërkohë që treshja e sulmit do të përballet nga Çinari dhe Asani nga krahët, me Mensah në majën e tij.
Ndërkohë, në 3 takimet e para, Partizani ka shënuar dy fitore identike, 3-0 dhe ka barazuar një tjetër në Durrës me shifrat 1-1. Takimi ndaj Teutës është programuar për tu zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 16:30.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.