Partizani është duke u përgatitur për turin e parë të Conference League. Te Demat ka pasur një ndryshim trajneri ditët e fundit, me përgatitësin atletik Corrado Sacone që nuk ia ka dalë të jetë me ekipin për shkak të gjendjes shëndetësore.
I rikthyer te të kuqtë në janar, Sacone nuk ishte as në fazën përgatitore në Slloveni. Tanimë te Partizani kanë vendosur për një emër të ri, që vjen sërish nga Italia.
Do jetë 48 vjeçari Marco Corali ai që do përgatisë lojtarët në anën atletike, me këtë të fundit që është bashkuar me ekipin. Corali më herët ka pasur eksperienca në ligat e ulëta në Itali.