Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, pas barazimit 0-0 ndaj Qarabag është shprehur për mediat se rezultati ishte i mirë. Përsa i përket kualifikimit, Demi ka thënë loja është e hapur.
“Ishte ndeshje e bukur, ata janë ekip i fortë. Ne patim rastin tonë, por nuk e bënë. Gjithsesi, rezultat i mirë. Tani rritemi edhe në koefiçent, me këto rezultate. Kualifikimi ndaj Qarabag? Loja është e hapur, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. E mbani mend Ferencvaroshin, na bëri gol këtu, I bëmë gol atje. Trajneri Lerda? Ka ende kohë për të folur për trajnerin. Por mirë ishte në përgjithësi”, është shprehur Gaz Demi.