Prej disa ditësh, studentët e universiteteve në vendin tonë kanë dalë në protestë duke kundërshtuar hapur tarifat e vendosura nga ministria e Arsimit.
Krahas kauzës për të ndryshuar VKM-në e Këshillit të Ministrave, nuk ka munguar as humori përmes pankartave të tyre. Interi dhe Juventus kanë qenë dy ekipet më të përmendura, por nuk mungon as skuadra e Partizanit.
Njëri prej protestuesve mban në qafë shallin e kuq, ndërsa dy të tjerë qëndrojnë pranë njërit-tjetrit me flamurin e Interit dhe shallin e Juventusit. Kujtojmë që zikaltërit përballen sonte me “Zonjën e Vjetër” në orën 20:30, por në Shqipëri ka paqe mes juventinëve dhe interistëve.