Partizani ka ndryshuar planet për axhendën e fazës përgatitore në Turqi. Duke parë kushtet e favorshme klimaterike dhe infrastrukturore, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur që udhëtimi i kthimit në Shqipëri të mos jetë data 15 janar. “RTSH Sport” bën me dije se kampionët e dimrit janë të kënaqur me kushtet atmosferike në Turqi, të cilat e kanë ndihmuar skuadrën të japë maksimumin në dy testet miqësore para rikthimit në kampionat.
Shtyrja e afatit të përfundimit të përgatitje të mesit të sezonit e lejon stafin teknik të testojë me vëmendje gjendjen fizike dhe teknike të rezervave të ekipit, si dhe të prurjeve të reja, fati i të cilëve do të vendoset në ditët në vijim.
Ditën e nesërme, Partizani do të kryejë provën e tretë testuese ndaj Dinamos së Zagrebit, por nuk përjashtohet mundësia që të kuqtë të kryejnë dhe një tjetër provë para kthimit në Shqipëri.