Partizani hedh sytë nga Kruja.
Merkato duket se ka trokitur në shtëpinë e të kuqve, që kërkojnë të përforcohen në prag të tureve play-off të UEFA Champions League. Dhe për këtë fakt, kryeqytetasit kanë nisur të vëzhgojnë te skuadrat për rreth, ku Kastrioti është ai më ideali.
Në shënjestrën e Partizanit kanë përfunduar dy talentë të kombëtares U-21 të futbollit, si Julian Shehu dhe Patrik Bardhi. Dy futbollistët kuqezi shihen si lojtarë me prespektivë të madhe dhe Partizani kërkon ta shfrytëzojë këtë fakt. Pas transferimit të tyre, që pritet t’i kushtojë rreth 100 mijë euro, Partizani pretendon që të nxjerr fitime nga shitja e tyre në të ardhmen.
Por më parë, Partizani duhet të mendojë për trajnerin që do i drejtojë, pasi takimet e 9 dhe 10 korrikut janë pranë dhe stoli i kuq është vakand.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.