Pas përfundimit të pjesës së parë me Kukësin 0-0, mbrojtësi i Partizanit Labinot Ibrahimi i bëri thirrje ekipit të rriste lojën në pjesën e dytë. Për “Supersport”, ai tregoi se rënia e performancës së të kuqve nuk është ndikuar atmosfera në prag të nisjes së festimeve të titullit.
“Është e vërtetë që ka rënë niveli i lojës sonë. Duhet të rrisim lojën në pjesën e dytë.
A është mpirë loja e ekipit nga festa? Jo, fare. Ka akoma dhe 45 minuta derisa të nisim festën për titullin”, përfundoi futbollisti veteran i Partizanit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.