Kukësi është duke kryer transferime të bujshme në merkato, mirëpo verilindorët nuk i kanë bërë llogaritë me stadiumin. Ashtu sikurse ndeshjen e kthimit ndaj Torpedos do e luajnë në “Elbasan Arena”, për fat të keq verilindorët edhe ndeshjet pritëse të kampionatit do i zhvillojnë po në këtë impiant.
Në fakt nuk janë vetëm nënkampionët që e “vuajnë” diçka të tillë, por janë edhe sy skuadra të tjera. Bëhet fjalë për Partizanin, që ende nuk e ka një stadium të gatshëm, por ësht i detyruar që t’i presë ndeshjet në “Selman Stermasi”. Klubi tjetër është Kastrioti, të cilët ndeshjet në shtëpi do t’i luajnë në Fushë-Krujë në stadiumin “Redi Maloku”.