Skuadra e plotë në derbi, raportohet në faqen zyrtare të Partizanit në internet.
Të kuqtë i kanë dhënë fund sot, përgatitjeve për sfidën ndaj Tiranës e cila do të mbyllë takimet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore.
Të kuqtë kanë zhvilluar seancën e fundit pasditen e sotme në orën 16:00, nëpërmjet së cilës trajneri Starova dhe stafi teknik kanë testuar për herë të fundit gjendjen e lojtarëve në prag të takimit të së premtes.
Për këtë përballje trajneri Starova do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët pasi nuk vuan asnjë dëmtim apo skualifikim. Numri 1 i stolit të të Partizanit ka “fiksuar” sot edhe formacionin me të cilin do të luajë kundër bardhebluve duke provuar 11-shen që pritet të hedhë në fushë nesër që nga minuta e parë.
Pas seancës skuadra i është drejtuar hotel ” Vila Park” ku vijon të qëndrojë e grumbulluar.
Takimi Partizani – Tirana do të luhet të hënën ora 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi ”.