Partizani ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen kundër Skënderbeut që do të luhet nesër në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Trajneri Sulejman Starova ka dhënë këshillat e fundit para kësaj sfide për të tijtë dhe gjithashtu ka aplikuar edhe skemat e lojës që do të përdorë nesër ndaj korçarëve.
Ndërkohë, mungesë e sigurt për Partizanin do të jetë ajo e Mentor Mazrekajt, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë. Me shumë mundësi, nesër kundër Skënderbeut do të jetë titullar Renato Malota, që do të formojë dyshen e qendrës me Gëzim Krasniqin, ndërsa do të ulet në stol Sodiq Atanda.